Shkup, 26.05.2010- Këshilli për radiodifuzion (KRD) sot e konstatoi skadimin e mandatit të zëvendës kryetarit Faruk Omeragjiq, dhe në mbledhjen e njëjtë e zgjodhën zëvendës kryetarin e ri të KRD-ës Mr. Milaim Fetai.
Duke i falënderuar të gjithë anëtarët e KRD-ës, të cilët njëzëshëm e përmbajtën, Milaim Fetai tha: “ Duke marrë para sysh se KRD si trup rregullator i pavarur ka një funksion domethënës në zhvillimin e demokracisë dhe në ndërtimin e një Maqedonie demokratike, zgjedhjën time si zëvendës kryetar e kuptoj si një obligim në ndërtimin e më tutjeshëm dhe vazhdimësi e angazhimeve të tanishme, e veçanërisht në aspektin kontribuues që jep KRD për vendosjen e standardeve në sferën e radiodifuzionit, të cilat do të sjellin përshpejtim të arritjes të plotë anëtare në integrimet e strukturave euro-atlantike. Rregullimin efektiv dhe rregullim i pavarur mediatik është peizazh jashtëzakonisht i rëndësishëm për demokratizimin e mëtejshëm të shoqërisë sonë.
Kam kënaqësinë që jam pjesë e Këshillit për radiodifuzion kështu që në 6 vitet e ardhshme do ti ve në shprehje të gjithë njohuritë dhe përvojën në mënyrë të përparimit të rregullimit të mediave për shkak të krijimit të një ambienti të mirë, që maksimalisht do të garantojë lirin e të shprehurit të mediave në pajtueshmëri me standardet evropiane”.
Anëtarët e KRD gjithashtu e konstatuan skadimin e mandatit të anëtarit të deritanishëm Pnçe Naumov.
Kryetari i KRD , Zoran Stefanovski, Omergjiqit dhe Haumovit iu falënderua për gjithë atë kontribut që dhanë gjatë katër viteve të kaluara pë zhvillimin e sferës radiodifuzive në Maqedoni dhe për funksionimin e KRD si trup rregullator i pavarur.