08.10.2010- KRD shpallet zyrtarisht në Beograd nikoqir i takimit vijues të EPRA

image_pdfimage_print
BEOGRAD, 8.10.2010 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) i Republikës së Maqedonisë zyrtarisht është shpallur nikoqir i takimit vijues,  të pranverës,  të Platformës Evropiane të Trupave Rregullatorë (EPRA), që do të mbahet nga 25-28 maj 2011 në Ohër.

(Në foto, nga e majta në të djathtë: Kryetari i KRD, Zoran Stefanoski, anëtari i KRD, akademik Bojan Shoptrajanov dhe zëvendës-kryetari i KRD, Milaim Fetai)

 

Në takimin e sivjetëm vjeshtor të EPRA-s, që u mbajt në Beograd, mori pjesë një delegacion i KRD i udhëhequr nga kryetari i KRD, Zoran Stefanoski, i cili në fund të sesionit të punës,  përmes video-prezantimit për Maqedoninë, ftoi të gjithë trupat rregullatorë evropianë për media në takimin vijues, të 33-të, të EPRA-s që të vijnë në Maqedoni: “Tani, në emër të Këshillit të Radiodifuzionit maqedonas do të kisha dashur t’Ju ftoj të gjithëve të vini në takimin vijues të EPRA-s, që kësaj here do të mbahet në Ohër, në qytetin e dritës” – tha Stefanoski.

 

Anëtarësimi në EPRA është dëshmi se KRD punon si trup i vërtetë rregullator për mediat elektronike. Së andejmi edhe besimi i EPRA-s që i dha KRD-së për të qenë nikoqir i më shumë se 52 trupave rregullatore nga tërë Evropa.

 

Ndërkaq, EPRA është themeluar në vitin 1995 në Maltë, ndërsa selinë e ka në Strasburg. Mbikëqyrës të përhershëm janë Komisioni Evropian dhe Këshilli i Evropës. Kjo platformë është themeluar për të diskutuar të gjitha çështjet dhe sfidat nga sfera e radiodifuzionit dhe shërben si forum ku shkëmbehen edhe përvojat edhe praktikat më të mira ndërmjet vendeve-anëtare. KRD është anëtar i EPRA-s  prej vitit 1998 dhe është pranuar me emrin kushtetues,  si “Këshill i Radiodifuzionit i Republikës së Maqedonisë”.

 

Më shumë informacione për EPRA-n mund të gjeni në:  www.epra.org .


Accessibility

Accessibility