26.11.2010-KRD bëri thirrje për respektimin e ligjeve dhe të autorizimeve gjatë mbikëqyrjes inspektive në media

image_pdfimage_print

SHKUP, 26.11.2010 – Anëtarët e Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme shprehën shqetësim për shkak të zhvillimeve të fundit në televizionin nacional A-1. KRD kërkoi informacion nga institucionet që bënë inspektimin për aktivitetet e tyre në ambientet ku është i vendosur ky televizion,

si dhe nga vetë Televizioni,  që KRD të formojë një pamje të plotë rreth situatës së ndodhur dhe të ndërmarrë qëndrim relevant.

KRD iu bëri thirrje institucioneve të sistemit që të mundësojnë që detyrat profesionale të gazetarëve të kryhen në mënyrë të papenguar, të garantojnë lirinë e informimit dhe lëvizjen e gazetarëve dhe të krijojnë kushte për funksionim të papenguar të mediave.

KRD gjithashtu iu bëri thirrje mediave dhe pronarëve të tyre që të gjitha institucioneve kompetente t’u mundësojnë qasje të papenguar te të gjitha informacionet nga fushëveprimi i tyre, duke i përkujtuar mediat se janë subjekte juridike si gjithë të tjerat dhe patjetër t’i respektojnë ligjet në Republikën e Maqedonisë.
Si trup rregullator për media elektronike, KRD iu bën apel partive politike që të mos krijojnë tension në media për përfitimin e poenave politikë.
KRD edhe më tej do ta ndjekë zhvillimin dhe zgjidhjen e kësaj situate.



Accessibility

Accessibility