27.10.2010-KRD iu bëri thirrje RTM dhe Kanalit Kuvendor që të respektojnë Ligjin për veprimtari radiodifuzive

SHKUP, 27.10.2010 –  Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) iu drejtua me një reagim Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Kanalit Kuvendor për shkeljen e fundit të Ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Më 24 dhe 25 tetor 2010, si edhe shumë herë më parë, KRD konstatoi shkelje të ligjit, për shkak se në Kanalin Kuvendor, përveç përmbajtjeve që ekskluzivisht kanë të bëjnë me aktivitetin e Kuvendit, bëhen edhe transmetime shumorëshe nga mbledhjet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

 

Gjer më tani KRD disa herë kërkoi nga Servisi radiodifuziv publik – Radiotelevizioni Maqedonas (RTM, përkatësisht MRT) – që t’i respektojë dispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive, për shkak se me praktikën e këtillë mund t’i vëjë në pikëpyetje funksionet themelore të Servisit radiodifuziv publik. RTM ligjërisht është i obliguar që të realizojë interesin publik përmes mbrojtjes së programeve që prodhohen nga çfarëdo ndikimi të pushtetit, organizatave politike dhe qendrave të fuqisë ekonomike.


Accessibility

Accessibility