28.01.2011-Televizionet A1 dhe A2 rregullisht emetojnë program konform ligjit

SHKUP, 28.1.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) e ndjek programin e të gjithë radiopërhapësve, përfshi dhe televizionet A1 e A2, me ç’rast konstaton që këto dy media rregullisht emetojnë program konform Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe kushteve nga leja që kanë marrë për të kryer veprimtarinë radiodifuzive.

Anëtarët e KRD shprehen të shqetësuar për shkak të vendimit që gazetarët e A1 dhe A2 t’i braktisin studiot dhe të punojnë jashtë, në kushte të rënda pune. KRD pret që institucionet e sistemit t’u sigurojnë kushte adekuate mediave për të punuar konform ligjeve.

Në kuadër të bashkëpunimit që ka me të gjitha organet kompetente, KRD pret informacione më të hollësishme rreth punës së A1 dhe A2.



Accessibility

Accessibility