16.02.2011-KRD fton mediat t’i kontribuojnë uljes së tensioneve shoqërore

image_pdfimage_print

SHKUP, 16 shkurt – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që në kuadër të jehonës së zhvillimeve të fundit shoqërore-politike,  në programet e mediave elektronike shpesh po shfrytëzohen elemente të cilat mund t’i prijnë paraqitjes së gjuhës së urrejtjes.

KRD fton të gjitha mediat që të japin maksimumin në pengimin e emetimit të përmbajtjeve programore që do të kishin mundur të shkaktonin zgjerimin e jotolerancës ndëretnike, intraetnike apo fetare ose të bëjnë thirrje për linç.

Anëtarët e KRD rikujtojnë që krahas informimit objektiv, një rol tjetër shoqëror i mediave gjithashtu është që të kontribuojnë në uljen e tensioneve, në përparimin dialogut shoqëror, në shmangien e ksenofobisë e të ekskluzivitetit mbi çfarëdo qoftë baze dhe që çojnë drejt promovimit të vlerave të tjera shoqërore demokratike.

Gjatë periudhës së ardhshme KRD do ta forcojë ndjekjen e programeve të radiopërhapësve nga aspekti i respektimit të dispozitave ligjore në prevenimin e gjuhës së urrejtjes apo të përhapjes së mosdurimit.



Accessibility

Accessibility