26.04.2011-KRD me kallëzim penal kundër NP Gazeta zyrtare

SHKUP, 26.4.2011 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) do të dorëzojë kallëzim penal kundër Ndërmarrjes publike Gazeta zyrtare dhe kundër personit të saj përgjegjës, për shkak se ka refuzuar botimin e akteve nënligjore për rregullimin e mbulimit mediatik të zgjedhjeve.

NP Gazeta zyrtare krijoi një periudhë vakumore në rregullacionin mediatik, e cila negativisht ndikoi në funksionimin e KRD dhe të mediave elektronike gjatë kohës së procesit zgjedhor. Me këtë nuk është respektuar Kodi zgjedhor, i cili obligon që KRD të nxjerrë Rregullore për sjelljen e radiopërhapësve gjatë periudhës nga shpallja e zgjedhjeve deri në fillim të fushatës zgjedhore dhe Rregullore për qasje të barabartë gjatë kohës së fushatës zgjedhore.
KRD rregulloret i miratoi brenda afatit ligjor, konform neneve 75 dhe 206 të Kodit zgjedhor, ndërsa Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) refuzoi të jepte mendim për to.

 



Accessibility

Accessibility