SHKUP, 21.10.2011 – Këshillit të Radiodifuzionit i kanë ardhur ankesa në lidhje me mënyrën e emetimit të incizimeve që dëshmojnë për burgosjen dhe vdekjen e Moamer el Gadafit në lajmet e stacioneve televizive. Pasi u bë monitorimi i lajmeve i më shumë televizioneve,
u përcaktua se në kontributet me këtë temë nuk respektohen dispozitat e nenit 4 të Rregullores për mbrojtjen e publikut minoren prej programeve që mund të ndikojnë dëmshmëm në zhvillimin e tij fizik, psikik dhe moral.
Ju ndërmendim se paraqitja e përshkrimeve, e skenave ose/dhe e pamjeve që mund të ndikojnë dëmshëm te publiku minoren në lajme “doemos duhet të mbështetet tek vlerësimi i përgjegjshëm redaktues për domosdoshmërinë e detajeve në materialin e tillë” dhe përmbajtjet e tilla “duhet të paralajmërohen me koment paralajmërues nga udhëheqësi i lajmeve”.
Presim që emetimin e këtyre incizimeve ta harmonizoni me Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe me Rregulloren për mbrojtjen e publikut minoren.