SHKUP, 06.04.2012 – Në mbledhjen e sotme KRD vendosi që t’iu marrë lejet TV Jungle dhe TV Perspektiva (SkyNet Plus) për shkak të mosemetimit të servisit programor përmes satelitit dhe për shkak se nuk kanë paguar kompensimin për lejen në afatin e përcaktuar në leje.
TV AB kanal i është dhënë afat prej 15 ditësh që t’i rregullojë problemet teknike dhe të fillojë me emetimin përmes satelitit. TV Pink 15 minus paralajmëroi se borxhin që ka ndaj KRD do ta paguajë gjatë ditës së sotme, prandaj vendimi për lejen e këtij televizioni është shtyrë për seancën e së martës. TV Nasha dhe TV 24 Vesti i përmbushën obligimet ndaj KRD dhe rregulluan emetimin e tyre përmes satelitit.
Pas parashtresës në lidhje me publikimin e të dhënave personale, KRD i drejtoi ndërmendje TV Sitel se gjatë informimit në lidhje me ngjarjet duhet t’i përmbahet parimit të mbrojtjes së privacisë dhe të dinjitetit të personalitetit dhe për këtë ndodhi KRD vendosi që të informojë Drejtorinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të RM.