18.04.2012 –Mr. Zoran Trajçevski kryetar i ri i KRD

image_pdfimage_print

SHKUP, 18.4.2012 – Anëtarët e Këshillit të Radiodifuzionit (KRD)  në mbledhjen e sotme njëzërit zgjodhën mr. Zoran Trajçevskin kryetar të ri të KRD,  pasi që konstatuan përfundimin e mandateve për tre anëtarë të mëparshëm-akademik Ali Aliu, prof. Tome Gruevski dhe Zoran Stefanoski.

Duke iu drejtuar për herë të parë opinionit si kryetar i KRD, z. Trajçevski u ndal në detyrat e rregullacionit mediatik maqedonas të ardhshëm të reformuar: „Maqedonisë i duhet një rend mediatik i cili si mision të vet do të ketë përparimin kualitativ të pluralizmit mediatik përmes përthithjes së tërë kreacionit mediatik, një rend mediatik i cili do t’i përparojë standardet profesionale të gazetarisë, që do të motivojë debatin, që do t’i lejojë kuadrit redaktues të imponojë tema të diskursit shoqëror-dhe, në fund, neve na duhet një rend i tillë mediatik i cili do t’i garantojë qytetarit të drejtën që të jetë objektivisht i informuar.”

 

Këtë vit KRD shënon 15-vjetorin e ekzistimit të vet. Me këtë KRD është trupi më i vjetër rregullator në R. e Maqedonisë dhe një nga trupat rregullator më të vjetër për media përgjithësisht në rajon. Në lidhje me shënimin e 15-vjetorit,  z. Trajçevski shtoi: “Jubileu i 15-vjetorit të trupit rregullator maqedonas për media-Këshillit të Radiodifuzionit-është një rast i mirë për t’i vënë përcaktimet strategjike kryesore të rregullacionit të ardhshëm mediatik, e ato janë: zgjidhja e konflikteve të interesit në strukturën pronësore mediatike, thyerja e koncentrimeve të palejueshme mediatike dhe pasurimi i pluralizmit përmes digjitalizimit të radiodifuzionit dhe promovimit të teknologjive të reja.“

 

Kuvendi i R. së Maqedonisë në gusht të vitit 2011 e zgjodhi mr. Zoran Trajçevskin anëtar të KRD me mandat prej 6 vjetësh.


Accessibility

Accessibility