03.05.2012- Liria e mediave-prioritet i lartë i KRD

image_pdfimage_print

SHKUP, 3.5.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) të gjitha mediave iu uron Ditën e sotme ndërkombëtare të lirisë së mediave, e cila ka për qëllim promovimin dhe ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e lirisë dhe të pavarësisë së mediave.

Këshilli i Radiodifuzionit, përmes vendosmërisë që t’i zgjidh çështjet e mëdha, të lidhura me strukturën pronësore, përmes prevenimit të dukurive të koncentrimit mediatik të palejuar, përmes krijimit të kushteve fer në tregun mediatik, si dhe përmes realizimit konsekuent të Ligjit për veprimtari radiodifuzive, do të vazhdojë të japë kontribut në përparimin e lirisë së shprehjes në R. e Maqedonisë.

Qëllim kemi krijimin e tregut mediatik konkurrent dhe konzistent, i cili qytetarëve do t’u ofrojë përmbajtje mediatike cilësore dhe të shumëllojshme. Vetëm ato media të cilat financiarisht mund të përmbajnë veten kanë potencial t’i përballojnë presionet politike dhe ekonomike dhe kështu të kontribuojnë në përparimin e demokracisë në shoqëri.

Mbrojtja e pluralizmit mediatik, përparimi i lirisë së shprehjes përmes instalimit të teknologjive të reja mediatike dhe krijimi i tregut mediatik konzistent edhe më tej mbeten prioritete strategjike kryesore të KRD.



Accessibility

Accessibility