SHKUP, 15 maj 2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) televizionit satelitor A2 i dha një afat shtesë prej shtatë ditësh që ta harmonizojë programin në pajtim me formatin, të përfshirë në leje.
Monitorimi i fundit që KRD i bëri servisit programor të A2 tregoi që ky radiopërhapës ka shmangie serioze nga formati që i është ndarë – program kryesisht argëtues, gjë që seriozisht e shkel Ligjin për veprimtari radiodifuzive, që parasheh marrjen e lejes. Monitorimi i KRD-së vërtetoi që mbi 90 për qind e programit të TV A2 janë spote muzikore, ndërsa mungojnë programe që e përmbushin funksionin arsimor dhe informativ.
Anëtarët e KRD për këtë edhe personalisht e informuan drejtuesin falimentues të TV A2, Aco Petrov, si dhe drejtuesin e televizionit, Toni Nikollovski, duke ua bërë të ditur pasojat ligjore nga kjo shkelje e Ligjit për veprimtari radiodifuzive.
Më parë, gjatë monitorimeve të rregullta që i janë bërë servisit programor të A2, gjatë të cilave janë vërejtur shmangie serioze, KRD disa herë e ka ndërmendur televizionin për obligimin që t’i përmbahet formatit programor të lejes.