09.05.2012-Një delegacion i NATO-s vizitoi KRD-në

image_pdfimage_print

SHKUP, 9 maj 2012 – Gjendja e mediave në Republikën e Maqedonisë, roli i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD) si trup rregullator i mediave elektronike dhe përparimi i lirisë së shprehjes ishin temat e bisedës në takimin midis delegacionit të NATO-s, të udhëhequr nga z. Lori Voker, përfaqësues përgjegjës i shërbimeve të NATO-s për dosjen e Republikës së Maqedonisë, me anëtarët e KRD-së.

Kryetari i KRD, mr. Zoran Trajçevski, i prezantoi aktivitetet më të reja që po ndërmerr KRD në drejtim të ruajtjes së pluralizmit mediatik: “Çështja më kryesore, njëherësh edhe një ndër më të mëdha, është implementimi konsekuent dhe i plotë i LVRD. Nuk mund të flasim për media të lira po nuk garantuam pavarësinë e tyre të plotë, përmes rregullimit të drejtë të tregut dhe implementimit të ligjeve.”

Përfaqësuesi i NATO-s u interesua edhe për kapacitetet e brendshme teknike dhe profesionale të KRD. Nga ana e anëtarëve të KRD u bë e ditur se kapacitetet profesionale në Shërbimin profesional janë shtuar në mënyrë plotësuese, ndërkohë që po vazhdon projekti i përmirësimit të kapaciteteve teknike të Këshillit të Radiodifuzionit.



Accessibility

Accessibility