13.06.2012- KRD i merr lejen Televizionit A2 shkaku i formatit të paplotësuar

SHKUP, 13.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme konstatoi që, edhe përkundër dhënies së disa afateve për ta harmonizuar punën me Ligjin për veprimtari radiodifuzive dhe me kushtet e lejes, shoqata radiodifuzive tregtare satelitore Televizioni A2 nuk e harmonizoi programin konform lejes që ka marrë, pas së cilës mbi bazë të nenit 63 të Ligjit KRD i mori lejen SHRT Televizioni A2.

Monitoringu i fundit i servisit programor të SHRT Televizioni A2 tregoi që ky radiopërhapës bën shmangie serioze nga formati i përgjithshëm kryesisht argëtues që i është dhënë. Në vend të       65 % të programit që e plotëson funksionin argëtues, emeton 75,68 %, ndërsa më shumë se dy të tretat janë edicione reprizë.

Monitorimet e rregullta të programeve të radiopërhapësve që bën KRD treguan shmangie serioze te formati i Televizionit A2. Gjatë periudhës nga shkurti i këtij viti KRD disa herë ndërmendi seriozisht Televizionin A2 që të harmonizohet me kushtet e lejes dhe me Ligjin për veprimtari radiodifuzive. Për këtë qëllim anëtarët e KRD edhe personalisht e kanë informuar drejtuesin e Televizionit A2, si dhe drejtuesin falimentues.



Accessibility

Accessibility