SHKUP, 21.6.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) po analizon spotin reklamues të emetuar në TV Kanal5, që i kushtohej promovimit të një serie të re, i cili po emetohet prej dje (20 qershor) në servisin programor të këtij televizioni. Kjo analizë do të tregojë se spoti reklamues i TV Kanal5 a është në pajtim me Ligjin për veprimtari radiodifuzive.
Anëtarët e KRD sot do të kenë dhe takim konsultativ.
KRD i demanton informacionet se ia ka marrë lejen TV Kanal5 dhe pret nga kuadri redaktues i shtëpive mediatike që t’u përmbahen standardeve profesionale të gazetarisë për informim objektiv, të saktë dhe jospekulativ.