Shefi i Delegacionit të BE dhe kryetari i KRD biseduan për thellimin e bashkëpunimit midis dy institucioneve

image_pdfimage_print

SHKUP, 18.6.2012 – Përparimi i bashkëpunimit midis Këshillit të Radiodifuzionit (KRD)  dhe Delegacionit të Bashkimit Evropian (DBE) në R. e Maqedonisë ishte temë bisede midis kryetarit të KRD, Zoran Trajçevski dhe shefit të DBE, ambasadorit Aivo Orav.

Takimin e parë të përbashkët të njohjes me ambasadorin e BE në vendin tonë z. Trajçevski e shfrytëzoi për të paraqitur aktivitetet strategjike në të cilat punon KRD në lidhje me rregullimin e tregut të veprimtarisë radiodifuzive dhe eurointegrimet.

KRD, ndërkaq, në mënyrë aktive merr pjesë edhe në projektet e financuara nga fondet para-aderuese të BE, të cilat i kushtojnë rëndësi ndërtimit të kapaciteteve institucionale dhe përmbushjes së akteve evropiane.



Accessibility

Accessibility