SHKUP, 9.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit (KRD) në mbledhjen e sotme filloi procedurën për t’i marrë lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive TV Shutel.
Monitorimi i KRD, i kryer gjatë periudhës 25 qershor – 1 korrik, konstatoi shmangie drastike në formatin programor të TV Shutel, nga ai që është përcaktuar në lejen për të kryer veprimtari radiodifuzive – „servis programor televiziv i formatit të përgjithshëm, ku llojet e përfshira programore i realizojnë që të tri funksionet mediatike “. Qëllimi i këtij monitorimi ishte që të përcaktohet se a bën përpjekje ky televizion për të harmonizuar programin me kushtet programore të lejes, pas dy ndërmendjeve të mëparshme nga ana e KRD-së. Monitorimi i fundit tregoi që TV Shutel nuk i kishte marrë parasysh vërejtjet prej monitorimeve të mëparshme për të pakësuar përmbajtjet zbavitëse dhe konstatoi rritjen e tyre me mbi 91 për qind nga programi i përgjithshëm kundrejt përmbajtjeve informative dhe përmbajtjeve arsimore me 4,85%, përkatësisht 3,74%.
Një pjesë e madhe e emisioneve të emetuara, që janë produksion i TV Shutel, pa marrë parasysh se a e përmbushin funksionin informativ, zbavitës apo arsimor, si premierë janë emetuar para vitit 2012, kurse tani vetëm reprizohen.