09.07.2012- KRD organizon takime pune për Strategjinë e zhvillimit të radiodifuzionit 2013-2017

SHKUP, 9.7.2012 – Gjatë periudhës 10-11.7.2012 (e martë dhe e mërkurë) në hapësirat e KRD do të organizohen më shumë takime pune me institucione arsimore nga sfera e gazetarisë, mediave dhe shkencave kompjuterike; shoqatat profesionale;

sektori joqeveritar dhe ministritë e agjencitë që nuk kanë të nominuar përfaqësues në Grupin e punës për përpilimin e Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive të RM gjatë periudhës 2013-2017.

Pritet që të ftuarit të japin mendimet, vërejtjet, sugjerimet dhe propozimet e tyre në lidhje me Strategjinë.



Accessibility

Accessibility