06.07.2012- KRD e drejtoi VMRO-PP në shfrytëzimin e të drejtës ligjore përgjigje dhe korrigjim

image_pdfimage_print

SHKUP, 6.7.2012 – Këshilli i Radiodifuzionit në mbledhjen e sotme shqyrtoi korrespondencën e VMRO-Partia Popullore se televizionet MTV (TVM), Kanal5 dhe Sitel nuk e kanë publikuar përgjigjen e kësaj partie, e cila ka qenë reagim ndaj – siç thekson korrespondenca – “letrës së themeluesve të VMRO-DPMNE”.

Anëtarët e KRD konkluduan që trupi rregullator e ka patjetër të respektojë mëvetësinë dhe pavarësinë e radiopërhapësve dhe nuk mund t’u japë urdhër që të publikojnë ndonjë informacion. Megjithatë, po qe se VMRO-PP dëshiron të realizojë të drejtën e përgjigjes dhe të korrigjimit në lidhje me letrën e publikuar më 1 korrik 2012, do të duhet t’u drejtohet të tre radiopërhapësve-Sitel, Kanal5 dhe MRT (RTM) dhe të kërkojë emetimin e përgjigjes mbi bazë të procedurës së përcaktuar në Kreun 12 të Ligjit për veprimtari radiodifuzive – e drejta e përgjigjes dhe korrigjimit.

KRD ia kujtoi VMRO-PP se kërkesa për publikimin e përgjigjes dhe të korrigjimit dorëzohet në afat prej 15 ditësh nga dita e publikimit të informacionit me të cilin ka të bëjë përgjigjja dhe do të duhet të kënaq një numër të caktuar kërkesash formale në lidhje me natyrën, përmbajtjen, gjatësinë dhe të dhënat që përmban, se kërkesa nuk do të përmbajë asnjë prej elementeve shkaku i të cilave radiopërhapësit do të kishin mundur të mos e publikonin, si dhe në rast se televizionet nuk do ta emetonin përgjigjen ose korrigjimin, VMRO-Partia Popullore ka të drejtën e ngritjes së procedurës në gjykatën kompetente.

KRD vendosi që të bëjë korrespondencë me televizionet Sitel, Kanal5 dhe MRT (RTM), me të cilën do të informohen rreth parashtresës së VMRO-Partia Popullore dhe, duke pasur parasysh mëvetësinë dhe pavarësinë e tyre gjatë krijimit të programit, të përkujtohen për nevojën e respektimit të standardeve programore nga Ligji për veprimtari radiodifuzive.



Accessibility

Accessibility