SHKUP, 20.7.2012 – Përparimi i bashkëpunimit në futjen e televizionit digjital, shkëmbimi i dijeve, pjesëmarrja në projekte shkencore-hulumtuese dhe mundësimi i praktikave për studentët – këto janë sferat kryesore, të parapara me Memorandumin për bashkëpunim,
të cilin sot e nënshkruan kryetari i Këshillit të Radiodifuzionit (KRD), mr. Zoran Trajçevski, dhe dekani i Fakultetit të Elektroteknikës dhe Teknologjive Informatike (FETI) të UKEM, prof. dr. Mile Stankovski.
„Me rëndësi të madhe për ne do të jetë po qe se kuadri arsimor-shkencor i FETI merr pjesë në përpilimin e Strategjisë për zhvillimin e veprimtarisë radiodifuzive në periudhën 2013-2017. Njohuritë, përvojat dhe ekspertizat e këtij fakulteti do të kontribuojnë në drejtim të përparimit kualitativ të kornizës rregullatore në sferën mediatike dinamike“ – tha kryetari i KRD, mr. Trajçevski.
Profesorët dhe studentët e FETI ia treguan delegacionit të KRD-së laboratorët që ka fakulteti, të modernizuar tash shpejt, si dhe projektet aktuale në të cilat punohet, siç është softueri për njohjen e llojeve të ndryshme të përmbajtjeve programore, sistemet për monitorimin e frekuencave, zgjidhjet aplikative për konvertimin e përmbajtjeve nga televizioni dydimensional në tredimensional etj.
KRD dhe FETI së shpejti do të aplikojnë edhe programin e rregullt për praktika studentore, kështu që studentët e FETI do të mund që nga afër, përmes angazhimit praktik, të njihen me punën e KRD-së.