Shkup, 03.09.2012 – Kryetari i RM, Dr. Gjorgje Ivanov sot e vizitoi KRD-ën

Kryetari i Republikës së Maqedonisë Dr. Gjorgje Ivanov sot për vizitë qëndroi në Këshillin për Radio Difuzion (KRD) me qellim të shënimit të 15 vjetorit  që nga themelimi i KRD-ës.

Në takimin u bisedua për gjendjen momentale në sferën e medieve elektronik, si dhe për aktivitetet e KRD-ës.
“Kaloi një periudhë e sfidave dhe ndikimeve të ndryshme, kështu që Këshilli është një institucion për ta përshëndetur  dhe në atë munda të bindëm sot. Për ta uruar është  e gjithë ajo që ariti Këshilli për hapësirën tonë  mediatike që të jetë e rregulluar dhe të funksionojë ashtu si e kërkojnë standardet dhe principet Evropiane. Ashtu si shkojnë këta rregullime dhe reformat tona që i kërkon BE, ashtu dhe Këshilli do ta fitojë atë rolin e vërtetë që duhet ta ketë ky trup në një shoqëri”  potencoi Gjorgje Ivanov.
“KRD, është trupi më i vjetër rregullator në vendin tonë dhe pa dyshim në 15 vitet e kaluara kontribuoi në zhvillimin demokratik të Maqedonisë, në sferën e zhvillimit të medieve. Prandaj, nder i veçantë për ne është që për 15 vjetorin e KRD-ës na vizitoi kryetari i Republikës së Maqedonisë Dr. Gjorgje Ivanov”, tha kryetari i KRD-ës  Mr. Zoran Trajçevski.

Kryetari Ivanov në kornizat e vizitës u njoftua edhe me procesin e zbatimit të ligjit të veprimtarisë radiodifuzive si dhe për procedurën e kryerjes së monitoringut të programeve të radiodifuzerëve si dhe operatoreve të  rrjeteve të komunikimit.



Accessibility

Accessibility