05.09.2012- KRD sot kremtoi 15 vjetorin që nga themelimi- mbledhje solemne

image_pdfimage_print

Shkup, 05.09.2012– Këshilli për Radio Difuzion (KRD) sot me një mbledhje solemne, në të cilën morën pjesë anëtaret e tashëm dhe të mëparshëm  të Këshillit, e kremtuan 15 vjetorin që nga themelimi më 5 shtator  të vitit 1997.

Në një rishikim të shkurtër në këtë rast, kryetari aktual i KRD-ës  Mr. Zoran  Trajçevski  foli për  rëndësinë e  ekzistimi t dhe  rregullimin efektiv te mediave.
“ Maqedonisë i duhet rend të medieve, ku si mision të tyre do ta kenë përparësinë kualitative në pluralizmin mediatik përmes  përdorimit të krijimtarisë mediatike, rend të medieve, i cili do ti çoje përpara  standardet profesionale gazetareske, i cili do ti motivoj në debate, i cili do ti lejojë kuadrit drejtues  të bazohet në tema  me karakter social, dhe përfundimisht neve na duhet  rend mediatik, i cili qytetarëve do t’u garantojë të drejtën e të informuarit objektivisht” .
Në mbledhje me fjalë të shkurta për momentet më të rëndësishme gjatë mandatit të tyre u drejtuan  edhe  kryetarët e mëparshëm të KRD-ës, Prof. Dr. Lubomir Jakimovsi, Mirçe Andamçevski, Mr. Zoran Stavrevski si dhe zëvendës drejtori Mr.Milaim Fetai.


Accessibility

Accessibility