25.09.2012- DEMANT në lidhje me shkrimin në gazetën ditore DEN me titull “Kush është kush në sektorin Australian për radiodifuzion”

image_pdfimage_print

Këshilli për radiodifuzion (KRD) e demanton shkrimin në të përditshmen DEN më 25 shtator 2012, në lidhje me atë se ka pranuar material nga i cili mund të vijë në përfundim se firma e cila prezantohet si SCTV është legale.

 

Dokumentet të cilat erdhën  në KRD nga kjo firmë kanë shumë  mospërputhje, si që janë logot ndryshme me shkrim të ndryshëm, mungesë të vulave, a në rastin e fundit dhe me nënshkrim të palës së tretë, të cilat pohojnë se ata nënshkrime janë valide. Në dokumentacionin që është dorëzuar paraqiten vetëm pohime pa prezantimin e të drejtë të dokumenteve  ligjërisht të vlefshme, të cilat do ti argumentonin këto pohime.

 

Të gjitha këto mospërputhje, duke përfshirë edhe vulat, të cilat janë  mjete për  vlefshmërinë  ligjore dhe në Bashkimin Evropian dhe në rastin konkret, në Australi, nuk e vërtetojnë sigurinë dhe punën legale të firmës, që paraqitet si SCTV dhe e cila për vete vërteton se i posedon bendet BOM TV dhe K-15 Music.

 

Më poshtë janë treguar dallimet e logove që i ka përdorë firma e lartpërmendur mëpërpara.

 



Accessibility

Accessibility