Këshilli për radiodifuzion (KRD) i fton të gjithë mediumet që të informojnë profesionalisht sipas principeve dhe standardeve të gazetarisë dhe ti ikin Senzacionalizmit në raportim.
Ligji për radiodifuzion në standardet programore, ndër të tjerash, kërkon që radiodifuzerët në programet e tyre që prioritet ti japin frymës së tolerancës , respektimi reciprok dhe marrëveshja në mes individëve të etniteteve dhe kulturave me prejardhje të ndryshme, që të promovojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, që ta zhvillojnë ndjenjën e opinionit për drejtësi dhe për mbrojtjen e lirive demokratike.