Shkup – 10.10.2012- Këshilli për radiodifuzion (KRD) sot ishte mikpritës i takimit të punës me përfaqësuesit e radiove të nivelit nacional dhe regjional. Ky takim ishte i përkushtuar në disa aspekte të funksionimit të radiostacioneve në Republikën e Maqedonisë, në të cilën ishin rishikuar probleme konkrete në zbatimin e rregullave për reklamim dhe sponsor.
U ra dakord që radiodifuzerët, deri në fund të tetorit , të paraqesin propozime specifike për mundësit e mundshme për tejkalimin e këtyre vështirësive praktike, gjithsesi në pajtueshmëri me Ligjin për veprimtarinë radiodifuzive.
Në takim ishin të prezantuara edhe thekse nga të dhënat për shprehitë e audiencës në Maqedoni në drejtim e dëgjueshmërisë së radios nga Hulumtimi i mendimit të audiencës për radio dhe TV programe ( e kryer gjatë muajit gusht të vitit 2012), të cilat me urdhër të Këshillit për radiodifuzion të kryer nga Instituti për Demokraci “Societes civilis”- Shkup.
Rezultatet detale të përgjigjeve të pyetjeve për qëndrimet e audiencës në drejtim të programeve të radios ju mund ti shkarkoni në linkun në vijim.