19.03.2013 – Njoftim për shtyp në lidhje me përjashtimin e serviseve programore të Pink Media Grup

image_pdfimage_print

Në lidhje me  ç’kyçjen  e fundit të serviseve programore televizive të Pink Media Grup nga paketa programore të operatorit Total TV duam që ta informojmë opinionin publik  si më poshtë:

 

Pink Media Grup dërgoi ndjesë deri tek Këshilli i Radiodifuzionit për shkak se “ në një njoftim për shtyp  botuar më parë më datë 11.05.2012 në të cilën në vend Maqedonia është shkruar emri  BJR Maqedonia”.  Në të njëjtin shkrim  Pink Media Grup potencon se Maqedoninë e përjeton si vend miqësor dhe se qëllimi nuk ka qenë që ti ofendojë qytetarët e Maqedonisë, për atë shkak ju kërkon falje.

 

Këshilli i Radiodifuzionit e përshëndet një gjest të tillë të Pink Media Grup. Megjithatë, për tu kthyer serviset programore në këtë grupacion në paketat e rrjetit të komunikimit publik (Pink Music, Pink Еxtra, Pink Plus, Pink Folk и Pink  Family) e domosdoshme  është që të plotësohen edhe kushtet e tjera të cilat vlejnë për të gjithë radiodifuzerët në territorin e Maqedonisë. Gjegjësisht, Pink Media Grup i ka borxh të pa paguar Këshillit të Radiodifuzionit për lejen e ushtrimit të veprimtarisë radiodifuzive të “Pink 15”. Edhe pse i është marrë leja për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive , Pink Media Grup  si themelues i “Pink 15”, në përputhshmëri me zbatimin e rregullores sipas ligjit duhet ta paguaje këtë borxh tek Këshilli. Kushtet vlejnë njëjtë për të gjithë subjektet e tregut dhe të mos  e çoje Pink Media Grupin në një pozitë të privilegjuar , serviset programore të Pink Media Grup do të ngelin të ç’kyçura  nga paketa programore e Total TV derisa nuk përmbushen detyrimet  financiare  të përmendura  më lartë tek  Këshilli i Radiodifuzionit.

 

Duke pasur para sysh se Këshilli i Radiodifuzionit si trup rregullator kujdeset për të gjithë aspektet në fushën e radiodifuzionit, Këshilli edhe njëherë na rikujton se Pink Media Grup duhet që ti paguaje edhe borxhet në lidhje me pagesën e pagave të mbetura e të punësuarve në “Pink 15”.



Accessibility

Accessibility