Përfaqësues nga Këshilli i Radiodifuzionit sot realizuan takim me një delegacion nga Kongresi i autoriteteve lokale dhe regjionale të Këshillit të Evropës misioni i të cilt është vëzhgimi i zgjedhjeve lokale në Maqedoni të cilat do të mbahen më datë 24 mars të vitit 2013.
Temë takimi ishte gjendja e mediave në kontekst të zgjedhjeve lokale. Më konkretisht u fol për respektimin e Ligjit zgjedhor, Rregullorja për sjelljen e radiodifuzerëve para fillimit të fushatës zgjedhore, Rregullorja për qasje të barabartë në përfaqësimin mediatik në kohë të fushatës zgjedhore, masat të cilat Këshilli i Radiodifuzionit iu shqipton mediave, respektimi i principeve profesionale dhe standardeve etike, realizimi i të drejtave të grupeve të ndryshme etnike në media.