U promovua IPA projekti për forcimin e kapaciteteve rregullative dhe administrative të Këshillit për Radiodifuzion dhe Agjencisë për komunikime elektronike

Shkup, 5 nëntor 2013 – Sot , në Info qendrën e Unionit Evropian u promovua IPA projekti “ Forcimi i kapaciteteve administrative të trupave rregullator për telekomunikime dhe media për rregullimin financiar të shërbimeve të reja digjitale dhe më shumë drejtimesh”.

Para të pranishmëve u drejtua shefi i Delegacionit të UE-së Ivo Orav , Ministri i Shoqërisë Informatike dhe administratës Ivo Ivanovski, Drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike Robert Ordanovski, Kryetar i Këshillit për radiodifuzion Zoran Trajçevski dhe lideri i grupit të projektit Shandor Shpakieviç.

Ky është projekti i parë i Këshillit për Radiodifuzion, ashtu siç tha Kryetari i Këshillit për radiodifuzion Zoran Trajçevski pritjet nga ky projekt janë të mëdha. Ndihma evropiane do të përdoret për përpunimin e akteve nënligjore të dalin nga Ligji për shërbime mediale audiovizuele dhe nga Ligji për Media, për ndërrimin e rregullave të reja për koncetrim mediatik, për përparimin e analizave të tregut të veprimtarisë radiodifuzive, dhe përpunimi i programit për njohuri mediatike me ndihmën e së cilës qytetarët do të fitojnë njohuri dhe dije për shërbimet e reja të komunikimit dhe tradicionalet. Të priturat janë se rezultati përfundimtar do të jetë trup rregullator për mediet i cili në asgjë nuk ndalohet mbrapa praktikeve evropiane, me çka para se gjithash, dobi do të kenë qytetarët, mediat, operatorët e rrjeteve të komunikacionit publik, dhe në instancë të fundit e gjithë shoqëria.



Accessibility

Accessibility