06.12.2013- KRD mbajti punëtori në lidhje me përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve në media për pyetjet e barazisë gjinore

 

Në Këshillin e radiodifuzionit të Republikës së Maqedonisë sot (6 dhjetor 2013) u mbajt punëtoria në lidhje me përforcimin e kapaciteteve të profesionistëve në media për pyetjet e barazisë gjinore.

Të pranishmit i përshëndeti  Kryetari i Këshillit të radiodifuzionit Zoran Trajçevski, ndërsa trajnimin e mbajti Doc. Dr. Viktorija Borovska nga Instituti i ShkencaveSocialedheHumane–Shkup. Në prezantimin e sajë, ajo e prezantoi gjendjen me trajtimin e pyetjeve gjinore dhe përfaqësimin e grave dhe burrave në televizione në Republikën e Maqedonisë, i cili erdhi nëpërmjet analizës së çështjeve gjinore në media që Instituti i përpunoi për Këshillin e radiodifuzionit në vitin 2013 dhe 2012. Këto gjetje ishin vënë në kontekst më të gjerë nëpërmjet vështrimit historik të paraqitjes së barazisë gjinore, si dhe tregimit nëpërmjet situatës aktuale në kornizat botërore dhe evropiane e prezantuar në publikimet e Këshillit të Evropës “Gratë dhe gazetar(e)t në rend të parë: Sfidë për profesionistët medial që të ushtrojnë demokraci në praktikë, kualitet në gazetari dhe ti parandalojnë steriotipet gjinore”.

Kjo punëtori u realizua si pjesë e aktiviteteve të Këshillit të radiodifuzionit për plotësimin e obligimeve nga strategjia Kombëtare për barazi gjinore 2013 – 2020.



Accessibility

Accessibility