11.12.2013- Njoftim për shtyp

image_pdfimage_print

Këshilli i radiodifuzionit i rikujton të gjithë mediumet se gjatë informimit për temat dhe ngjarjet sociale janë të detyruar ti respektojnë standardet profesionale gazetareske, të cilat janë të përmendura në nenin 68-të të Ligjit për veprimtari radiodifuzive.

Mediumet veçanërisht duhet të kenë kujdes që të sigurojnë „informim objektiv dhe të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme dhe mendimeve të ndryshme të publikut dhe mundësim të formimit të mendimit publik për ngjarje dhe çështje të caktuara“, si dhe për të inkurajuar „nxitjen e frymës së tolerancës, respektin reciprok dhe mirëkuptimin në mes të individëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore“.

Si të gjithë qytetarët e tjerë, ashtu edhe gazetarët dhe redaktorët ushtrojnë të drejtat dhe liritë e garantuara kushtetuese, duke përfshirë edhe të drejtën e mendimit publik. Megjithatë, si profesionist mediail ata nuk kanë të drejtë të harrojnë se në prodhimet gazetareske komentet janë të lira dhe ky fakti është i padiskutueshëm, ashtu si dhe përsëritja e gjuhës së urrejtjes mund jetë pjesë kritike urrejtjes.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur informohet në lidhje me temat që prekin marrëdhëniet ndëretnike, si që është gjendja me informimin për ngjarjet që lidhen me vendosjen e skulpturës së Car Dushanit në Shkup, me çka mund të paraqiten edhe deklarata me elemente të diskriminimit apo edhe gjuhen e urrejtjes, për atë duhet të sigurohet kontekst plotësues ose të tregohen.

Duke e respektuar pavarësinë e lirisë editoriale të medieve, Këshilli veçanërisht i kushton vëmendje televizionit Alsat-M, gjatë informimit ti respektoje standardet profesionale gazetareske dhe ti ikë shfrytëzimit të senzacionalizmit, me qëllim të mos të mos ndezin tensionet ndëretnike dhe pret që gjatë informimit për këtë temë të mbahet një ton neutral raportimi.

Gjithashtu, Këshilli i radiodifuzionit i hedh poshtë spekulimet e paraqitura nga kryeredaktor i Televizionit Alsat-M Muhamed Zeqiri, që i transmetuan disa mediume, se ministritë kanë ushtruar presion ndaj punës së trupit rregullator. Këshilli është trup rregullator i cili në punën e tij dhe vendosjen e tij udhëhiqet vetëm nga dispozitat e Ligjit për veprimtari radiodifuzive dhe aktet ndërkombëtare që i ka ratifikuar dhe ndaj të cilave ka qasje Republika e Maqedonisë.



Accessibility

Accessibility