Shkup, 03.02.2014- Radiodifuzerët duhet ti dorëzojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik më vonë deri më datë 6 shkurt 2014

Agegjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i rikujton radiodifuzerët në obligimin për përcaktimin e dorëzimit të listave të çmimeve për reklamim të paguar politik të pjesëmarrësve në procesin zgjedhor. Në pajtueshmëri me dispozitat e nenit 75-së nga Kodi zgjedhor, radiodifuzerët janë të obliguar në afat prej 5 (pesë)

ditëve nga shpallja e zgjedhjeve që ti përcaktojnë listat e çmimeve për reklamim të paguar politik dhe në afat të njëjtë, deri më 6-të shkurt 2014 që ti dorëzojnë deri te Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, Komisioni Shtetëror Zgjedhor, Institutin për Shtetëror për auditim dhe Komisionin Shtetëror për parandalimin e korupcionit.

Gjithashtu, radiodifzerët në periudhë që nga përcaktimi i listave të çmimeve deri në fillim të fushatës zgjedhore, janë të obliguar dy herë, listat e çmimeve ti shpallin publikisht në programet e tyre. Listat e çmimeve nuk kanë të drejtë që të ndryshohen gjatë fushatës zgjedhore.

Por derisa radiodifuzerët konkludojnë që të mos transmetojnë reklamim i paguar politik, për këtë konkludim të tyre duhet ta njoftojnë Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.



Accessibility

Accessibility