04.02.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i fton mediumet që të informojnë profesionalisht

SHKUP,04.02.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i fton mediumet që gjatë informimit për tema të përgjithshme, ngjarje dhe veçanërisht gjatë kohës së ngjarjeve domethënëse si që është fushata zgjedhore, duhet të mbajnë llogari për respektimin e principeve dhe standardeve profesionale gazetareske të përcaktuara në Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në parimet themelore, ndër të tjerash, kërkon që radiodifuzerët në programet e tyre të sigurojnë objektivitet dhe prezantim të paanshëm të ngjarjeve me trajtim të barabartë të pikëpamjeve të ndryshme dhe mendime e mundësim të formimit të mendimit të lirë të publikut për ngjarje të caktuara dhe pyetje për ta inkurajuar frymën e tolerancës, respektin e ndërsjellë dhe mirëkuptim në mes të individëve me prejardhje të ndryshme etnike dhe kulturore.



Accessibility

Accessibility