05.02.2014- U mbajt konferenca për shtyp me temë “ Prezantimi i projektit për monitorimin e televizioneve rajonale”

image_pdfimage_print

Shkup, 05.02.2014– Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e Republikës së Maqedonisë, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe operatori i telekomunikacionit “ONE” sot mbajtën pres konferencë për shtyp në të cilën e prezantuan projektin për monitorimin e televizioneve rajonale.

Me këtë projekt mundësohet që sinjali i të gjithë serviseve programore të cilët transmetojnë program në nivel rajonal nëpërmjet multipleksit, drejtpërdrejtë të pranohet në hapësirat e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

“Me lidhjen optike të operatorit të telekomunikacionit “ONE” me Agjencinë, është siguruar incizimi i të gjithë serviseve programore që transmetohen nëpërmjet multipleksit digjital tokësor të “ONE”, dhe me këtë numri i serviseve programore që drjtpërsëdrejti pranohen në hapsirat e Agjencisë u rrit për 40 TV servise, që është më shumë se 60 nga numri i përgjithshëm i stacioneve televizive në Maqedoni” tha Kryetari i Agjencisë për shërbime mediatikr audio dhe audiovizuele Dr. Zoran Trajçevski. Kjo është vetëm faza e parë e procesit të mbindërtimit të sistemit për incizim i Agjencisë, sepse siç tha Trajçevski kapaciteti i tij edhe më tutje do të ritet, para se gjithash nëpërmjet projektit të Para ndërtimit të BE – IPA 2011.

Ashtu siç tha Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Ivo Ivanovski, pritjet nga ky proces janë të mëdha dhe se kjo mund të ritë profesionalizmin e mediave dhe të mundësoje respektimin më rigoroz të standardeve të programit në përputhje me parimet ligjore.



Accessibility

Accessibility