1

Shkup, 21.03.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele u bën apel të gjithë partive politike që të mos i keq përdorin fëmijët gjatë kohës së fushatës zgjedhore.

Duke pasur parasysh që së shpejti do të fillojnë fushatat zgjedhore, respektivisht fushata për Zgjedhjet presidenciale fillon më 24 mars, ndërsa fushata për Zgjedhje parlamentare fillon me datë 5 prill, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele bën apel deri tek të gjithë partitë politike që të mos i keq përdorin fëmijët gjatë fushatës zgjedhore.

Në pajtueshmëri me dispozitat e shkruara në Kodin Zgjedhor, programet dedikuar të miturve nuk kanë të drejtë të shfrytëzohen në përfaqësimin e paraqitjes mediale (neni 75 paragrafi 3). Njëkohësisht, radiodifuzerët nuk kanë të drejtë që të transmetojnë reklamim të paguar politik në lajmet, në programet e veçanta informative, programe arsimore dhe për fëmijë, dhe transmetime me karakter fetar, sportiv, kulturor, argëtuese dhe ngjarje të tjera (neni 76 paragrafi 4).