Përfaqësuesi i NTATO-s Lori Voker e vizitoi Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

image_pdfimage_print

 

Shkup, 02.04.2014- Përfaqësuesi kompetent nga shërbimet e NATO-s për dosjet në Republikën e Maqedonisë, Lori Voker, më 2 prill 2014 ishte për vizitë pune në Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Vizita për qëllim kishte vlerësimin e statusit të implementimit të Plan veprimit për anëtarësim në kornizat e ciklit të 15-të, si dhe përqindja e realizimit të qëllimeve dhe aktiviteteve të paraqitura në programin vjetor kombëtar për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO për vitin 2013 – 2014.

 

Në takim u diskutua për shumë çështje : sjelljen e legjislatives së re për media – Ligjin për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligji për media dhe kompetencat e reja dhe obligimet të cilat dolën për Agjencinë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, propozimin dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Agjencisë, gjendja me mediumet dhe zhvillimi i veprimtarisë radiodifuzive në Republikën e Maqedonisë, monitorimin e përfaqësimit mediatik gjatë fushatës zgjedhore, respektimi i ligjeve relevante nga ana e radiodifuzerëve dhe operatorëve të rrjeteve të komunikacionit publik, respektimi i principeve profesionale dhe standardeve etike nga ana e mediumeve dhe krijimin e mekanizmave vetë rregulluese në profesionin e gazetarisë.



Accessibility

Accessibility