Sot, Agjencia për film e Republikës së Maqedonisë dhe Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nënshkruan memorandum bashkëpunimi qëllimi i së cilës është forcimi i bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve dhe mundësia për të këmbyer aktivite konkrete me interes të përbashkët.
Gjatë nënshkrimit të memorandumit, u mbajt edhe konferencë për shtyp në të cilën ushtruesi i detyrës Drejtori i Agjencisë për film Darko Bashevski dhe ushtruesi i detyrës Drejtori i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele d-r Zoran Trajçevski më gjerësisht informuan për fushat e bashkëpunimit dhe aktivitetet e përbashkëta gjatë periudhës që vijon.
Një pjesë e aktiviteteve që do të bashkëpunojnë janë: përmbajtja e televizioneve gjatë transmetimit të projektit të filmave, popullarizimi ndaj masës për ngritjen e mjeteve për investim në projektet e televizioneve respektivisht filmave, mbrojtja e publikut minoren nga tregimi i filmave në kinotekë dhe televizion, respektimi i të drejtave të autorit dhe të drejtave të ngjashme, ngritja e zhvillimit për mësimin e mediumeve në republikën e Maqedonisë.