Shkup, 26.09.2014- U mbajt Konferenca Rajonale “Transparenca në Pronësinë e Mediave dhe Parandalimi i Përqendrimit të tyre ”

 

Më datë 25 dhe 26 shtator 2014, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit “ Përparimi i lirisë së shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave në Evropën Juglindore“, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, organizoi conferencë rajonale “Transparenca në Pronësinë e Mediave dhe Parandalimi i Përqendrimit të tyre”.

Konferencën e hapi Marta Arsovska Tomovska,, Zëvendës Ministre, në Ministrinë e Shoqërisë së Informacionit dhe Administratës, e cila në fjalimin e sajë tha se nuk ka dilemë se mediat dhe roli i tyre në proceset demokratike në shoqëri, duhet të kuptohen seriozisht. Përqendrimi i tepërt i pronësisë mund të sjellë deri në shtrëngimin e diskursit publik, respektivisht për shkak interesash politike ose të biznesit të pronarëve, lloje të këtilla të ngjashme tërësisht të përjashtohen ose më pakë të jenë prezent në media.

 

Drejtori në detyrë i Agjencisë d-r Zoran Trajçevski, theksoi se disa viteve të fundit me rëndësi të veçantë iu dedikohen pyetjes për transparencën e pronësisë së mediave dhe parandalimi i përqendrimit të palejuar medial dhe kjo konferencë është mundësi e mirë që nëpërmjet këmbimit të përvojave të tejkalohen vështirësitë dhe të gjenden mënyra më të mira dhe efikase për sigurimin e transparencës së pronësisë së mediave dhe parandalimi i përqendrimit të palejuar.

Kuadrin ligjor dhe praktikat aktuale për sigurimin e transparencës në pronësinë e mediave dhe parandalimin e përqendrimit të mediave në vendet e Evropës Juglindore në vendet e tyre, shkurtimisht e prezantuan përfaqësues nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Kosova. Për praktikën e punës së Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në lidhje me këto pyetje dhe gjendjen në Maqedoni foli Udhëheqësi i Sektorit për Hulumtime dhe Zhvillim Afatgjatëm-rMagdalena Davidovska – Dovleva.

Për transparencën në pronësinë e mediave dhe parandalimin përqendrimit të tyre: sfidat në mjedisin e mediave të reja dhe çështje e hapur foli Jean-Français Furnemont, ish kryetar i EPRA-s dhe ish drejtori i përgjithshëm i autoritetit rregullator belg. Për përvojat dhe praktikat nga zbatimi i masave për parandalimin e përqendrimit dhe masa për mbrojtjen e përqendrimit dhe mbrojtja e përqendrimit të tregut mediatik folën Bernd Malazini, Shefi departamenti, Komisioni për përqendrimin e Mediave, Die medienanstalten – KEK, Autoriteti rregullator gjerman dhe Damir Hajduk, Nënkryetar, Agjencia për Mediat elektronike, Kroaci. Pronësia dhe përqendrimi i mediave-sfidat, përvojat dhe praktikat e legjislacionit, prezantoi Peggy Valcke, Profsor i të drejtës, KU Leuven, Fakulteti juridik.

 

Për pronësinë e mediave dhe ndikimi i saj në integritetin e mediave dhe të gazetarisë – përfundime dhe rekomandime të bazuara në kërkimet e kryera nga Observatori i Mediave i Evropes Juglindore (EJL), prezantim kishte Biljana Petkovska, Drejtore e institutit të Maqedonisë për Median.

Prezentimet nga konferenca rajonale mund ti shkarkoni në linqet e më poshtme:

-Transparenca e pronësisë së mediave dhe parandalimi i përqendrimit medial – Bernd Malazini

-Përvojat dhe praktikat nga zbatimi i masave për parandalimin e përqendrimit dhe masa për mbrojtjen e përqendrimit dhe mbrojtja e përqendrimit të tregut mediatik – Damir Hajduk. 

– Pronësia dhe përqendrimi i mediave-sfidat, përvojat dhe praktikat e legjislacionit – Peggy Valcke.

Kuadri ligjor dhe praktikat e deritanishme në lidhje me sigurimin e transparencës të pronësisë mediatike dhe parandalimi i përqendrimit medial në Republblikën e Maqedonisë – m-r Magdalena Dovidovska Dovleva.



Accessibility

Accessibility