SHKUP, 22.10.2014- U mbajt punëtoria me temë “Vijë e hollë në mes të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes “

Shkup, 22.10.2014- Më 22 tetor, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në kuadër të projektit Përparimi i lirisë së shprehjes dhe informimit dhe liria e mediave në Evropën Juglindore“, në bashkëpunim me Këshillin e Evropës,, ishte mysafir I punëtorisë me temë “Vijë e hollë në mes të lirisë së shprehjes dhe gjuhës së urrejtjes “.

Në punëtori pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Gjyqi Evropian për të drejtat e njeriut, autoritetitet rregullatore për media nga Italia, Bosnja dhe Maqedonia të cilët së bashku diskutuan për standardet evropiane të gjuhës së urrejtjes, shpifjet dhe gjuhës së fyerjes, praktika e autoritetitetve rregullatore të tjera gjatë monitorimit të “gjuhës së urrejtjes” dhe njohjes së sajë, për kuadrin rregullator të Maqedonisë dhe Evropës në lidhje me “gjuhën e urrejtjes” për të drejtën e lirisë së shprehjes.

Qëllimi i kësaj punëtorie është që të ngrihet vetëdija tek të gjithë bërësit për nevojën e gjetjes së balansit në mes të garantimit me kushtetutë të lirisë dhe shprehjes dhe vlerës së sajë “gjuhës së urrejtjes”.

Prezantimet nga kjo punëtori do të mund ti merrni më poshtë:

Dujgu Koksal, avokat, Gjyqi Evropian për të drejtat e njeriut.

-Pamje ligjore: Standradet Evropiane për gjuhën e urrejtjes , shpifjet dhe gjuha e fyerjes.

Azra Maslo, Departamenti për standarde programore dhe ankesa, autoriteti i Agjencisë për komunikime, Bsnjë.

-Programe që përmbajnë gjuhë të urrejtjes. Përvoja dhe praktika të autoritetit rregullator: shembull nga Bosnja

Emilija Janevska, udhëheqës i sektorit, Sektori i çështjeve programore, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e Republikës së Maqedonisë.

Praktika e ASHMA, Rregullorja në Maqedoni



Accessibility

Accessibility