Agjencia dha urdhër për ndërprerjen e serviseve programore TV OBN dhe Happy TV

Shkup, 12.12.2014- Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi monitorim në pakot  programore të operatorëve, me çka ishte konstatuar se servisi programor TV OBN është transmetur në kundërshtim me marrëveshjet e nënshkruara, respektivisht përmbajtja e programit të këtij servisi programor është transmetuar në përgjithësi, dhe jo si është e përmendur në marrëveshjet e arritur me këtë radiodifuzer.

Në bazë të transmetimit të servisit programor Hapyy TV, është mbikëqyrur dokumentacioni i dorëzuar, me çka është konstatuar se e njëjta nuk korrespondon me Rregulloren për mënyrën e dorëzimit të dokumentacioneve shoqëruese me letrat dhe fletëparaqitjet e dorëzuara në arkivin e Agencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele nr.01-5775/1 me datë 14.10.2014 dhe Rregulloren për përmbajtjen dhe formën e fletëparaqitjeve për evidentimin në regjistrin e operatorëve të cilët transmetojnë pako programore dhe të lejes për regjistrimin e e pakove programore/serviseve nr.01-5775/1 me datë 21.11.2014.

Duke pasur parasysh atë më lart, Agjencia i urdhëroi ato operatorë të cilët i transmetojnë ato sesrvise programore TV OBN dhe Hapyy TV menjëherë ti ndërpresin nga pakot e tyre programore. Agjencia do të realizoje monitorim në bazë të respektimit të urdhërit të dhënë për ndërprerjen e tyre dhe nëse do të konstatojë se nuk veprohet në bazë të urdhërit të dhënë , në pajtueshmëri me kompetencat e veta ligjore, do të dërgoje kërkesë për procedurë për kundërvajtje.



Accessibility

Accessibility