Agjencia dha urdhër për ndërprerjen e përkthimeve të serviseve programore të huaja me ofertë në pakon digjitale

image_pdfimage_print

Shkup, 16.12.2014 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuee realizoi monitorim në lidhje me ofertën e përkthimeve të serviseve programore të huaja të cilët transmetohen në pakot digjitale të operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik. Është konstatuar se tek servise të caktuar programore të huaj, në opsionin për zgjedhjen e përkthimit, pas gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe, janë ofruar edhe opsione për zgjedhjen e gjuhëve tjera.

Në pajtueshmëri me nenin 64 paragrafi 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në Republikën e Maqedonisë, është përmendur se, serviset programore që transmetohen nëpërmjet rrjetit të komunikacionit elektronik publik patjetër të jenë të titëruar në gjuhën maqedonase ose në gjuhën të bashkësive që nuk janë shumicë por përbëjnë 20% të popullatës në Republikën e Maqedonisë.

Duke pasur parasysh këtë, Agjencia i urdhëroi që menjëherë ti tërheqin opsionet me ofertë titërimi që është në kundërshtim me nenin 64 paragrafi 2 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në opsionin për zgjedhje të përkthimeve në pakon digjitale, respektivisht të jesin vetëm përkthimet në gjuhën maqedonase ose në gjuhën shqipe.

Agjencia do të realizoj monitorim në lidhje me respektimin e urdhërit të dhënë për ndërprerje dhe përderisa konstaton se nuk kanë vepruar sipas të njëjtës, në pajtueshmëri me kompetencat e veta ligjore, do të dërgoje kërkesë të procedurës për kundërvajtje.



Accessibility

Accessibility