Shkup, 16.12.2014– Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, realizoi monitorim programor në pakot programore të atyre operatorëve të rrjetit të komunikacionit elektronik publik të cilët e transmetojnë servisin programor Minimaks me çka ishte konstatuar se servisi programor Minimaks është transmetuar në kundërshtim me marveshjet e aritura, respektivisht përmbajtjes programore të këtij servisi programor nuk është transmetuar në pajtueshmëri me licencën për ushtrim të veprimtarisë radiodifuzive për servisin programor në fjalë.
Duke pasur parasysh atë më lart, Agjencia i urdhëron ato operatorë të cilët i transmetojnë servisin programor Minimaks menjëherë ta tërheqin nga pakot e tyre programore. Agjencia do të realizoje monitorim në lidhje me respektimin e urdhrit të dhënë për ndërprerje dhe nëse konstaton se nuk veprohet sipas të njëjti, në pajtueshmëri me kompetencat e veta ligjore, do të dërgoje kërkesë për nisjen e procedurës për kundërvajtje.