Punëtori e realizuar për veprat Evropiane dhe veprat nga producentë të pavarur

Shkup 08.05.2015 – Në drejtim të realizimit të programit për implementimin e projektit të IPA-s për “Forcimin e kapaciteteve administrative të trupave të obliguar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe shërbimeve të ndryshme” Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele e realizoi punëtorinë për vepra Evropiane dhe vepra nga producentë të pavarur, me përfaqësuesit e ofruesve të shërbimeve me kërkesë.

Fokusi I punëtorisë ishte zbatimi dhe obligimi për plotësimin e kuotave për vepra evropiane te dhënësi I shërbimeve me kërkesë, me ç’rast për mënyrën dhe modelet e implementimit dhe pozicionimin e veprave evropiane foli Mark Xhensen, ekspert I lartë nga IPA TAIB 2009 në cilësinë e prezantuesit të punëtorisë, i cili e theksoi rëndësinë që të kërkohen instrumente adekuate dhe procedura për të nxitur aktiviteti dhe zhvillimi i distribucionit dhe prodhimit audiovizual evropian.

Mes tjerash, u potencua se në pajtim me dispozitat ligjore, ofruesit e shërbimeve mediatike audiovizuele me kërkesë, atëherë kur është e mundshme dhe me mjete adekuate, duhet të promovojnë prodhimtarinë dhe qasjen deri te veprat evropiane. Promovimi I këtillë mund të lidhet me kontributin financiar për prodhimin dhe fitimin e të drejtave mbi veprat evropiane ose mbi përshkrimin dhe pozitën e veprave evropiane në katalogun e programeve.



Accessibility

Accessibility