Përfaqësuesi i NATO-s Lori Voker, në vizitë pune të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele

Shkup, 21.05.2015. – Përfaqësuesi kompetent i shërbimeve të NATO-s për dosjen e Republikës së Maqedonisë z.Lori Voker, së bashku me ekipin e MAP të NATO-s në nivel të ekspertëve, dje ishte në vizitë pune të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Fokusi i vizitës ishte në drejtim të vlerësimit të statusit të implementimit të Planit aksionar për anëtarësim në kuadër të ciklit të 16-të të procesit të MAP për Republikën e Maqedonisë, si dhe shkalla e realizimit të aktiviteteve dhe qëllimeve të prezantuara në Programin vjetor nacional për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO për periudhën 2014-2015.

Në takim, qëllimet kryesore të pyetjeve me interes për z. Voker, ishin përfitimet nga ligjet e reja dhe se sa ato ndikojnë në përmirësimin e punës së rregullatorit. Nga ana e Agjencisë, në mënyrë të detajuar u arsyetua modeli i ri i punës dhe përbërjes së anëtarëve të Këshillit, diversiteti i propozuesve të Këshillit dhe risitë ligjore që e sigurojnë pavarësinë e tyre, ndarjen e kompetencave në mes të Drejtorit dhe Këshillit, si dhe roli i Këshillit në miratimin e vendimeve dhe akteve të rëndësishme. U potencua edhe kompetenca e rritur e shërbimit profesional të Agjencisë, në drejtim të masave të shqiptuara ndaj radiodifuzerëve, pavarësia financiare e rregullatorit dhe burimet e financimit



Accessibility

Accessibility