Konferenca përmbyllëse për projektin IPA TAIB 2009

image_pdfimage_print

Shkup, 28.05.2015 – Të hënën, më 1 qershor 2015, me fillim në ora 11 do të mbahet konferenca përmbyllëse për projektin IPA TAIB 2009, të financuar nga Bashkimi Evropian; “Forcimi i kapaciteteve administrative të trupave të ngarkuar për telekomunikimet dhe mediet për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe shërbimeve multifunksionale”.

Shfrytëzues të projektit janë Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Agjencia për komunikime elektronike, kurse qëllimi i tij ishte implementimi i rregullimit efikas për shërbimet e reja digjitale dhe shërbimet multifunksionale.

Në këtë ngjarje do të flasin Martin Klauke, Delegacioni i Bashkimit Evropian, Marta Arsovska Tomovska, zëvendësministre e shoqërisë informatike dhe administratës, Robert Ordanoski, drejtor i Agjencisë për komunikime elektronike dhe Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Konferenca do të mbahet në Agjencinë për komunikime elektronike, kati i 6-të, salla e konferencave, Kej Dimitar Vllahov 21, Shkup.

Programin për konferencën mund ta merrni këtu.



Accessibility

Accessibility