Me Konferencën përmbyllëse për prezantimin e aktiviteteve të implementuara, ASHMA e rrumbullakosi projektin IPA TAIB 2009

Shkup 01.06.2015. – Në Konferencën përmbyllëse, me prezantimin e rezultateve dhe përfitimeve nga IPA TAIB 2009, projekti i Bashkimit Evropian kushtuar “Forcimit të kapaciteteve administrative të trupave rregullatorë për telekomunikime dhe medie, për rregullimin efikas të shërbimeve të reja digjitale dhe atyre multifunksionale”, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, i rrumbullakosi të gjitha aktivitetet e parapara, në pajtim me këtë projekt.

Përshëndetje dhe mirëseardhje në Konferencë shprehu z. Klauke, nga Delegacioni i BE-së, i cili e shprehu kënaqësinë e tij nga projekti i realizuar dhe rezultatet dhe vlerat që dolën nga ai. Fjalim përshëndetës pati edhe znj. Marta Arsovska Tomovska, zëvendësministër për shoqëri Informatike dhe Administratë, e cila falënderoi të gjitha palët e përfshira në këtë projekt, që është në korrelacion me strategjinë për zhvillimin e komunikimeve elektronike të RM-së dhe e potencoi bashkëpunimin e shkëlqyeshëm në mes të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe AKE. Nga aspekti i forcimit të kapaciteteve administrative të trupit rregullator të narkuar me telekomunikimet, fjalim pati edhe drejtori i AKE z. Robert Ordanoski, i cili theksoi ambiciet me të cilët e kanë filluar projektin, si dhe aktivitetet e realizuara dhe të implementuara.

Përmbledhja e përfitimeve, rëndësia dhe vlera e Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, që dolën nga realizimi i këtij projekti, u prezantuan nga ana e dr. Zoran Trajçevski, drejtor i ASHMA, i cili i arsyetoi në veçanti të gjitha aktivitetet, analizat dhe hulumtimet, duke filluar nga implementimi i sistemit për menaxhim me kualitetin, Metodologjinë e përpunuar për zbatimin e analizave të tregjeve mediatike, nga e cila doli analiza e tregut në një rrethim konvergjent, në aspekt të metodologjisë së BE-së për mediet konvergjente; Studimi që jep një pasqyrë të masave dhe iniciativave rregullatore, që për momentin janë të vendosura në nivel evropian; Analiza e situatës aktuale në vend, në aspekt të mbrojtjes së të drejtave autoriale dhe të drejtave të përafërta, duke marrë parasysh zhvillimin e teknologjive të reja dhe internetit si dhe ndikimin e tyre mbi mbrojtjen e përmbajtjeve digjitale. Me këtë rast u potencua se Direktiva e re për shërbime mediatike audiovizuele, kërkon që rregullatorët të iniciojnë aktivitete për miratimin akteve vetërregulluese në sfera të veçanta, për cka edhe është zbatuar Analiza për vetë rregullim dhe bashkë rregullim, ku janë detektuar sferat e vetë rregullimit dhe bashkë rregullimit në vend, që mund të përkrahen nga ana e ASHMA si dhe forma kompelemntare e rregullimit.

U përmend edhe Draft programi, që u zhvillua për inicimin e arsimimit mediatik në RM. Për pjesën e projektit, që ju përkushtuan legjislacionit sekondar, shtoi se projekti e ka dhënë përkrahjen e nevojshme në përpilimin e 12 akteve nënligjore në aspekt të klasifikimit të llojeve të programeve, përcaktimin e formateve dhe shërbimet e tjera programore në aspekt të miratimit për ngjarjet me rëndësi të madhe dhe raste të tjera.

Konferencën e përmbylli z. Vojisllav Millosheviq, drejtor për implementim në kompaninë – Grupin Evropian të konsultimeve, që i ka implementuar këto projekte, i cili e qartësoi procesin vijues dhe e potencoi vlerën e zbatimit të këtyre projekteve të këtilla ose të ngjashme.



Accessibility

Accessibility