Në Split, u realizua asambleja e 17-të plenare e Rrjetit mesdhetar të trupave rregullues

06.10.2015 – Agjencia e medieve elektronike të Republikës së Kroacisë më 1 dhe 2 tetor ishte nikoqir i asamblesë së 17-të plenare të Rrjetit mesdhetar të trupave rregulluese (MNRA) në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele.

Ardhmëria e MNRA, qëllimet dhe funksionimi i saj, migrimi dhe të drejtat e njeriut në fokusin e prezantimit të mediumeve, arsimimi mediatik dhe sfidat e rregullatorëve në këtë kontekst, ishin pjesë e temave për diskutim.Nga ana e trupit rregullues të Maltës u prezantuan konstatimet e hulumtimit të realizuar në mes të trupave rregulluese dhe anëtarëve të rrjetit dhe në bazë të informatave janë potencuar temat kyçe që duhet të shqyrtohen në kontekst të reformës në MNRA.

Për prezantimin e emigrimit në mediume, esencën e debatit e krijuan trupat rregulluese nga Katalonia dhe Libani, ndërsa përvojat e tyre në kontekst të zhvillimit të arsimimit mediatik i prezantuan rregullatorët nga Andaluzia, Kroacia, Maroku dhe Bosnje e Hercegovina.

U prezantua edhe studimi i MNRA në të cilën kanë marrë pjesë trupat rregulluese të Marokut, Andaluzisë, Katalonisë dhe Kroacisë për paragjykimet seksuale në komunikimet komerciale që ishte edhe hyrje në debatin për gjininë në komunikimet komerciale.

Në takim u gjedh edhe kryesia e re e rrjetit, për periudhën 2015 – 2016, të cilën përgjegjësi e mori trupi rregullues i Kroacisë, ndërsa vendi i nënkryetarit ju besua trupit rregullues të Spanjës.



Accessibility

Accessibility