Shkup, 02.11.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ashpër i demanton prononcimin në deklaratën e sotshme për opinion të LSDM-së, në të cilën thuhet se sipas të dhënave të fundit, në listën e debitorëve të Drejtorisë për të Hyra Publike, Këshilli për radiodifuzion ka borxh prej afër 800.000 euro.
Në drejtim të informimit të drejtë, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele – Këshilli i mëparshëm i Radiodifuzionit e njofton opinionin se Agjencia jo vetëm që nuk ka borxhe por se edhe rregullisht i kryen obligimet e veta financiare.
Duke marrë parasysh rëndësinë dhe rolin e trupit rregullues për mediume, apelojmë që Agjencia të mos përdoret për qëllimet ditore – politike.