Konferencë në Bruksel, lidhur me gjendjen e mediumeve në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë

04.11.2015 – Me moton “Speak up!”, sot në organizim të Komisionit Evropian, në Bruksel, po mbahet Konferenca e tretë për lirinë e të shprehurit dhe mediumet në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë. Si përfaqësues të Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, marrin pjesë drejtori i Agjencisë dr.Zoran Trajçevski dhe udhëheqësja e departamentit për bashkëpunim ndërkombëtar dr. Irena Bojaxhievska.

Dy konferencat e mëparshme të “Speak up!” që u organizuan nga Drejtoria e përgjithshme për zgjerim, siç u potencua edhe nga vet Komisioni Evropian, rezultuan me konkluzione të rëndësishme që u bënë pika të rëndësishme referuese për formulimin e politikave, qasjes për ndihmë si dhe gjatë ballafaqimit me çështjet e ndryshme të kësaj sfere.

Një numër i madh i personave nga shoqëria civile, gazetarë dhe përfaqësues të mediumeve, mes të cilëve edhe Republika e Maqedonisë, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës, pritet që të diskutojnë dhe ti prezantojnë gjendjet e mediumeve në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqisë.

Temat që janë në fokusin e konferencës i trajtojnë “mediumet e reja” në kontekst të demokracisë dhe mendimit kritik, arsimimit medaitik, standardet profesionale dhe etike të gazetarisë si dhe kushtet për punë të gazetarëve.



Accessibility

Accessibility