Shkup, 18.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele i njofton mediumet se të dielën, 20 dhjetor 2015, në ora 00:00, hyn në fuqi ndalesa për emetimin e reklamimit të paguar politik të programeve të radiodifuzerëve, në mediet e shtypit dhe në mediet elektronike (portalet e internetit).
Ndalesa është e përcaktuar me nenin 82 paragrafi 1 nga Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit zgjedhor, (“Gazeta zyrtare të Republikës së Maqedonisë” nr.196/15) dhe vlen deri në ditën e fillimit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen në vitin 2016.