Reagim lidhur me fushatat negative të partive politike

Shkup, 18.12.2015 – Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, në bazë të parashtresave dhe reagimeve, i shqyrtoi përmbajtjet e më shumë spoteve të reklamimit të paguar politik të porositura nga VMRO DPMNE dhe LSDM, të cilat këto dit po emetohen në programet e radiodifuzerëve.

Disa prej këtyre spoteve paraqesin një fushatë negative, qëllimi i të cilëve është diskreditimi i partisë tjetër, në to nuk respektohet dinjiteti i njeriut, bëhet paraqitje negative dhe stereotipa dhe plasim i sulmeve personale kundër figurave politike nga të dy partitë.Agjencia, deri te Prokuroria themelore publike – Shkup, i dërgoi spotet “Me votën për VMRO-DPMNE edhe ti bëhesh pjesëmarrës në këto krime!”(porositës LSDM) dhe “Thyerja e kurrizit ose interesi shtetëror” (porositës VMRO-DPMNE), e që njëherë i përkujton radiodifuzerët se vet vendosin se çka do të emetojnë në shërbimet e tyre programore, respektivisht se kanë të drejtë të refuzojnë emetimin e përmbajtjeve që janë në kundërshtim me parimet për kryerjen e veprimtarisë dhe rregullave për komunikime komerciale audio dhe audiovizuele.

Agjencia dëshiron të potencojë se:

  • Në pajtim me nenin 53 paragrafi 6 nga Ligji për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele “për autenticitetin dhe saktësinë e konstatimeve dhe të dhënave në komunikimet komerciale audiovizuele, përgjegjës është porositësi i tyre, ndërsa harmonizimin e tyre me ligjin, është redaktori përgjegjës i ofruesit të shërbimit mediatik audiovizuel”;
  • Reklamimi i paguar politik është i përfshirë me nenin 10 të Konventës Evropiane për të drejtat e njeriut, respektivisht ajo është e mbrojtur me të drejtën e lirisë së të shprehurit, por njëkohësisht edhe i nënshtrohet “formaliteteve të caktuara, kushteve, kufizimeve ose dënimeve që janë të përcaktuara me ligj dhe janë të domosdoshme për një shoqëri demokratike” (neni 10 paragrafi 2 nga KETNJ);
  • Deklarata për lirinë e debatit politik në mediume që është e miratuar nga Komiteti i ministrave të Këshillit të Evropës më 12 shkurt 2004, përcakton se debat të lirë politik në një shoqëri demokratike, mediumet kanë të drejtë që të transmetojnë “informata negative dhe mendime kritike në lidhje me figurat politike dhe nëpunësit publik”, ndërsa figurat politike me faktin se kanë vendosur që ta kërkojnë besimin e publikut, kanë pranuar se do të jenë të ekspozuar “ndaj kritikave të mëdha të e forta publike, përmes mediumeve në aspekt të mënyrës së si i realizojnë funksionet e tyre”;
  • Në pajtim me praktikën e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, çdo kufizim i lirisë së të shprehurit duhet patjetër të kalojë a.sh. test tre partiak, respektivisht:të jetë e përcaktuar me ligj, të ketë qëllim legjitim dhe të jetë e domosdoshme në një shoqëri demokratike.

Duke pasur parasysh gjithë këtë, Agjencia potencon se:

  • Për reklamimin e paguar politik vlejnë rregullat e përcaktuara në nenin 53 të Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele, ku bëjnë pjesë edhe ndalesat nga paragrafi 4, në pajtim me cilin reklamimi nuk guxon:
  • ta vejë në pikëpyetje respektimin e dinjitetit të njeriut, dhe
  • të përmbajë dhe promovojë çfarëdo diskriminimi në bazë të gjinisë, racës, përkatësisë etnike, nacionalitetit, besimit ose bindjes, invaliditetit, moshës ose orientimit seksual.
  • Përveç kësaj, për reklamimin e paguar politik vlen edhe ndalesa e veçantë nga neni 48 paragrafi 1 i Ligjit për shërbime mediatike audo dhe audiovizuele sipas të cilit:“Shërbimet mediatike audio dhe audiovizuele nuk guxon të përmbajnë programe me të cilat cenohet siguria nacionale, nxitet rrënimi i dhunshëm i rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, thirret për agresion ushtarak ose konflikt të armatosur”, nxitet ose përhapet diskriminimi, mos durimi, ose urrejtja në bazë racore, gjinore, fetare ose nacionale”.


Accessibility

Accessibility